Sot zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi, VOA: Rivali i Erdogan është zotuar të kthejë vendin në demokraci parlamentare

Sot zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi, VOA: Rivali i Erdogan është zotuar të kthejë vendin në demokraci parlamentare

15:20, 14/05/2023
A+ Aa A-

Në Turqi po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, në atë që është parashikuar të jetë gara më e ngushtë dhe me e rëndësishme në dekadën e fundit, si në kuadrin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

Votat e sotme do të përcaktojnë të ardhmen politike të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili ka drejtuar vendin prej më shumë se 20 vjetësh.

Votimet do të përcaktojnë jo vetëm se kush do ta drejtojë Turqinë, një vend anëtar i NATO-s me një popullsi prej 85 milionë banorësh, që po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike dhe po shkon drejt në krize të thellë të kostos së jetesës.

Në këto zgjedhje pritet të ketë pjesëmarrje masive në votime. Të dy kandidatët, si Presidenti Erdogan dhe kandidati kryesor kundërshtar i tij, Kemal Kilicdaroglu i cilësojnë këto zgjedhje si shumë të rëndësihme për historinë e vendit.

Përmes një serie ndryshimesh ligjore, zoti Erdogan ka forcuar pushtetin e Presidentit duke marrë fuqi ekzekutive, të cilat i mundësojnë atij të qeverisë përmes dekreteve.

Kritikët thonë se shkak kryesor në dështimin e qeverisë turke për të reaguar ndaj tërmetit të muajit shkurt ishte pikërisht përqenrdimi i pushtetit në duart e tij. Zoti Erdogan i ka mohuar akuzat. Tërmeti i shkurtit shkaktoi më shumë se sa 50 mijë të vdekur.

Kandidati Kilicdaroglu është zotuar ta kthejë Turqinë në një demokraci parlamentare. Nëse asnjë kandidat nuk merr votat e duhuara, pritet të mbahet një balotazh më 28 maj. /VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco