Eurovisioni ndalon Zelenskin të flas në natën finale, Sunak dhe Johnson në krah të tij

Eurovisioni ndalon Zelenskin të flas në natën finale, Sunak dhe Johnson në krah të tij

07:11, 13/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri britanik Rishi Sunak shprehu zhgënjimin e tij pasi organizatorët e Eurovizionit  vendosën të mos lejojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky  të flasë para miliona shikuesve gjatë finales së së shtunës në Liverpool. 

Sipas EBU (European Broadcasting Union), një fjalim i mundshëm i Zelenskiy në konkursin muzikor do ta politizonte institucionin, ndërsa në të njëjtën kohë, është kundër rregulloreve të konkursit.

Por, sipas Sky News dhe mediave të tjera në Britani, vendimi i EBU-së u prit me komente negative , ndërsa përfaqësuesi i kryeministrit britanik tha se Sunak është “i zhgënjyer” nga vendimi . 

I njëjti përfaqësues sqaroi se kryeministri britanik, pavarësisht zhgënjimit të tij, nuk ka ndërmend t'i kërkojë EBU-së të ndryshojë mendje për këtë çështje.

“Kryeministri mendon se do të ishte e drejtë që Presidenti Zelensky të fliste gjatë ngjarjes dhe ne ndihemi të zhgënjyer nga vendimi i EBU. Vlerat dhe liritë për të cilat po luftojnë Presidenti Zelensky dhe populli ukrainas nuk janë politike, ato janë themeloredhe ata vetë në Eurovizion e njohën vitin e kaluar kur me të drejtë përjashtuan pjesëmarrjen e Rusisë nga konkursi”, thekson në njoftimin përkatës përfaqësuesi zyrtar i kryeministrit britanik.

Eurovizioni i këtij viti po mbahet në Liverpool, megjithëse Ukraina është vendi fitues i vitit të kaluar, por nuk është në gjendje të presë konkursin e muzikës popullore për shkak të pushtimit rus në territorin e saj . 

Volodymyr Zelensky kishte shprehur dëshirën e tij për t'u shfaqur me video mur dhe për të folur para miliona shikuesve që do të ndjekin finalen e Eurovizionit të shtunën. 

Nga ana e tyre, edhe pse organizatorët deklaruan se synimet e presidentit ukrainas janë "të lavdërueshme", ata theksuan se, për fat të keq, kërkesa e tij është në kundërshtim me rregullat e konkursit .

“Konkursi muzikor Eurovision është një shfaqje argëtuese ndërkombëtare dhe udhëhiqet nga rregulla dhe parime strikte, të cilat kanë qenë në fuqi që nga fillimi i tij”, thuhet në deklaratën e EBU. 

Në të njëjtën deklaratë theksohet se një nga themelet e konkursit është natyra e tij jopolitike . Megjithatë, EBU në njoftimin e saj kujton se në konkurs do të marrin pjesë 11 artistë nga Ukraina dhe fituesit e vitit të kaluar (Orkestra Kalush), ndërsa në të njëjtën kohë në video mur do të shfaqen 37 lokacione nga vendi ndërluftues.

Por vendimi i EBU zhgënjeu jo vetëm kryeministrin britanik, por edhe ish-kryeministrin Boris Johnson , si dhe liderin laburist Sir Keir Starmer.

Johnson shkroi në Twitter se do të ishte e drejtë të dëgjohej nga presidenti Zelensky dhe shtoi:

"Ka vetëm një arsye pse konkursi nuk po mbahet në Ukrainë dhe kjo është për shkak të luftës ilegale të Putinit". 

Në të njëjtën gjatësi vale, Keir Starmer deklaroi se "është jetike që ne të gjithë të kujtojmë gjendjen e vështirë të popullit ukrainas në të njëjtën kohë kur këta njerëz i rezistojnë agresionit rus në emër të të gjithëve ne".

Volodymyr Zelensky në një intervistë për BBC tha: “Kam respekt të madh për Mbretërinë e Bashkuar dhe popullin e saj. Është një vend i mrekullueshëm”, por ai theksoi se meqenëse nuk ishte e mundur të mbahej konkursi muzikor në Ukrainë, ai do të mbahej në një vend në kufi me Ukrainën, si Sllovakia, Polonia apo ndonjë vend tjetër që ukrainasit do ta vizitonin lehtësisht. .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco