Kufiri i shpejtësisë 130 km/h mund të sjellë përfitime ekonomike prej 950 milionë euro në vit në Gjermani

Kufiri i shpejtësisë 130 km/h mund të sjellë përfitime ekonomike prej 950 milionë euro në vit në Gjermani

12:51, 03/05/2023
A+ Aa A-

Vendosja e  një kufiri maksimal të shpejtësisë  prej 130 km/h në shumicën e autostradave gjermane, të cilat aktualisht nuk kanë kufi, mund të sjellë përfitime ekonomike prej të paktën 950 milionë euro çdo vit, sipas një studimi të kryer nga Këshilli Europian i Sigurisë të Transportit.

Autorët e studimit kanë arritur në përfundimin se fitimi nga vendosja e kufirit të shpejtësisë prej 130 km/h do të sjellë një fitim prej të paktën 950 milionë euro në vit.

Në dritën e ligjeve gjermane për ndryshimet klimatike, të cilat detyrojnë qeverinë të reduktojë emetimet, kufiri i shpejtësisë duhet të konsiderohet si një politikë që është e realizueshme për t’u përdorur kryesisht me objektiva mjedisore.

Sipas raportit të fundit nga Këshilli Europian i Sigurisë së Transportit, rreziku për të vdekur në një autostradë gjermane është rreth dy herë më i lartë se në një autostradë britanike ose daneze.

Sot, një sërë organizatash mirëpresin vendosjen e kufizimeve të shpejtësisë në rrugët gjermane, ndërkohë që në shumë raste ka pasur fushata për zbatimin e kufirit të sipërm 130 km/h.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco