Dita e kurorëzimit të Mbretit Charles III po afron/ Adhuruesit mblidhen për të ndjekur provat e ceremonisë

Dita e kurorëzimit të Mbretit Charles III po afron/ Adhuruesit mblidhen për të ndjekur provat e ceremonisë

12:29, 03/05/2023
A+ Aa A-

Edhe pak ditë kanë mbetur nga eventi për kurorëzimin e Mbretit Charles III të Commonwealth-it dhe tashmë i kemi pamjet e para se çfarë do të ketë në këtë event, pas provave që u zhvilluan të mërkurën në qytetin e Londrës.

Qindra trupa nga ushtria, marina dhe Forca Ajrore Mbretërore, shumë prej tyre me kuaj, marshuan nga Pallati Buckingham përtej Sheshit Trafalgar dhe Downing Street në Westminster Abbey.

Karroca me gjashtë kuaj për Jubileun e Diamantit të Mbretit si dhe karroca me tetë tuaj marshuan në rrugën mbretërore Mall si pjesë e përgatitjeve për ngjarjen e plotë më 6 maj.

Karroca e Jubileut të Diamantit u shoqërua nga qindra ushtarë me kalë derisa parakaloi përgjatë rrugës mbretërore Mall, kur u nis në orën 00:20 të mërkurën.

Ajo çka mund të vërehet në këto pamje janë edhe adhuruesit e familjes mbretërore. Siç thuhet, fansat mbretërorë pritën për më shumë se tre orë që parada të bëjë një udhëtim kthimi për në rrugën mbretërore Mall.

Një pjesë e tyre vrapuan për në Parkun St James për të gjetur pikat më të mira pranë pallatit, ku shumë përpiqeshin të dallonin të afërmit e tyre me veshjet e tyre ushtarake.

Shumë ushtarë mbanin një gamë të gjerë instrumentesh si saksofone, bori, brirë dhe cembale, por vetëm daullet u luajtën nga ushtarët marshues derisa ata u kthyen nga rruga mbretërore Mall pas orës 3 të mëngjesit.

Të paktën 15 tenda u vendosën nga njerëzit për gjatë rrugës Mall dhe adhuruesit mbretërorë për të parë provat.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco