Vatikan/ Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve

Vatikan/ Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve

08:28, 27/04/2023
A+ Aa A-

Papa Françesku do t’u mundësojë grave të votojnë, për herë të parë, në një takim global të peshkopëve në tetor, u njoftua të mërkurën, më 26 prill.

Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në sinode, organe këshilluese të papës, si auditore, por pa të drejtë vote. Rregullat revolucionare, të publikuara të mërkurën, lejojnë pesë motra fetare me të drejtë vote.

Përveç kësaj, Papa vendosi të përfshijë atë që dokumenti i Vatikanit e quan “70 anëtarët jo-peshkopalë që përfaqësojnë grupet e ndryshme të besimtarëve të popullit të Zotit”.

Papa do të zgjedhë 70 priftërinj, motra të rendeve, dhjakë dhe laikë katolikë nga një listë prej 140 personash të rekomanduar nga konferencat kombëtare të peshkopëve. Konferencat inkurajohen të përfshijnë të rinjtë. Vatikani kërkoi që 50 për qind e 70 klerikëve, të jenë gra.

Në sinode zakonisht marrin pjesë nga rreth 300 njerëz, kështu që shumica e atyre me të drejtë vote do të jenë edhe më tej peshkopë. Megjithatë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm për një institucion që ka qenë i dominuar nga burrat me shekuj.

Rregullat e reja ndoqën dy hapat e mëdhenj që Françesku ndërmori vitin e kaluar për të vendosur gratë në pozita vendimmarrëse në Vatikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco