Arrijnë në Kroaci 19 ukrainas të plagosur Ushtarë ukrainas në luftë

Arrijnë në Kroaci 19 ukrainas të plagosur

07:25, 27/04/2023
A+ Aa A-

Në Kroaci kanë arritur 19 persona të plagosur, të shoqëruar nga familjarët e tyre nga Ukraina.

Atyre u është siguruar kujdesi në institucionet shëndetësore, për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, njoftoi të mërkurën, më 26 prill, Ministria e Veteranëve të Kroacisë, sipas REL..

“Me zbatimin e këtij aktiviteti, Qeveria kroate vazhdon të tregojë me këmbëngulje dhe në vazhdimësi mbështetjen për popullin ukrainas, si në aspektin politik, diplomatik, ushtarak, ashtu edhe në aspektin humanitar”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ministria shton se “të gjithë personat do të realizojnë statusin e personave nën mbrojtje të përkohshme dhe në përputhje me rregulloret dhe të drejtat ligjore, si dhe të personave të tjerë të zhvendosur në Republikën e Kroacisë”.

Duke kujtuar përvojën e Luftës së atdheut, ministria njoftoi se Kroacia është e gatshme të ndajë njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e saj.

Në mesin e muajit mars, Qeveria e Kroacisë miratoi vendimin për ofrimin e ndihmës për trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina në Republikën e Kroacisë, i cili përfshin pritjen, kontrollimin, trajtimin dhe rehabilitimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco