Rusia shkel hapësirën ajrore norvegjeze

Rusia shkel hapësirën ajrore norvegjeze

21:32, 26/04/2023
A+ Aa A-

Dy bombardues strategjikë rusë, Tu-160, shoqëruar nga aeroplanë luftarakë, Mig-31, kanë kryer fluturime sipër ujërave ndërkombëtare të Norvegjisë dhe Detit Barents, ka bërë të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.

Gjatë fluturimit që ka zgjatur 14 orë, ekipet e aeroplanëve kanë kryer edhe furnizim me karburante, ka njoftuar ushtria ruse.

Nuk është hera e parë që Rusia po shkel hapësirën ajrore të shteteve fqinje pas pushtimit të Ukrainës.

Aleatët perëndimore dhe të NATO-s akuzojnë Moskën se po mundohet të nxitë vatra të reja konflikti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco