Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Vritet në Ukrainë gazetari i 'La Repubblica'

Vritet në Ukrainë gazetari i 'La Repubblica'

20:42, 26/04/2023
A+ Aa A-

Një gazetar ukrainas që punon me gazetën italiane La Repubblica është vrarë nga një snajper në jug të Ukrainës, ndërsa një koleg italian është plagosur.

“Korrespondenti ynë, Korando Tsunino dhe partneri i tij, Bogdan Bitik, u zunë në pritë nga snajperët rusë sot në periferi të Khersonit, në jug të Ukrainës. Fatkeqësisht, Bogdan Bitik nuk mbijetoi, ai la pas gruan dhe një djalë. Korando, i plagosur në shpatull, po trajtohet në Kherson”, thuhet në njoftimin e gazetës.

Dy gazetarët, të cilët mbulonin luftën që nga fillimi i pushtimit rus, kishin veshur jelek antiplumb me shënimin “Press”. Ata ishin pranë urës kryesore të Khersonit kur u sulmuan.

“Ne u qëlluam. E pashë Bogdanin në tokë, ai nuk lëvizte. Unë u përpoqa ta telefonoja, ai nuk po përgjigjej. Pastaj u ngrita në këmbë për të dalë nga vija e zjarrit dhe vrapova derisa pashë një makinë civile. Më rridhte gjak dhe më çuan në spital”, tha gazetari italian.

Sipas gazetës, trupi i gazetarit ukrainas nuk është gjetur ende, për shkak të pranisë së snajperëve në zonë.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se ambasada italiane në Kiev do të punojë për kthimin e Corrado Cunino në Itali. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco