Moska: Ushtarët bjellorusë janë trajnuar të përdorin armë taktike

Moska: Ushtarët bjellorusë janë trajnuar të përdorin armë taktike

18:49, 26/04/2023
A+ Aa A-

Forcat e armatosura ruse kanë njoftuar se kanë trajnuar ushtarë nga Bjellorusia në përdorimin e armëve bërthamore taktike përpara vendosjes së tyre të planifikuar në vendin fqinj.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar një video që pretendon se tregon stërvitjen në një qendër në pjesën jugore të Bjellorusisë. Një sistem raketor Iskander-M mund të shihet në video. Këto raketa mund të mbajnë koka bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbrojtur vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi në përgjigje të zgjerimit të NATO-s, e cila kohët e fundit pranoi Finlandën si anëtarin e 31-të të aleancës ushtarake.

Sipas burimeve të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, trajnimi për armë ka nisur që më 3 prill, bazuar në njoftimin e Putinit. Ushtarët bjellorusë studiuan në detaje çështjet e ruajtjes dhe përdorimit të pajisjeve shpërthyese për raketa. U bë edhe një lëshim provë i një rakete. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco