Kritikoi luftën/ Rusia dënon me 25 vite burg aktivistin e njohur të opozitës

Kritikoi luftën/ Rusia dënon me 25 vite burg aktivistin e njohur të opozitës

11:18, 17/04/2023
A+ Aa A-

Aktivisti i opozitës ruse, Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vite burg për tradhti dhe akuza të tjera që lidhen me kritikat e tij ndaj luftës në Ukrainë.

Sipas BBC, ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik është i fundit në serinë e kundërshtarëve të Vladimir Putinit që është arrestuar ose arratisur nga Rusia.

Ai i ka mohuar akuzat dhe ka qenë kritik edhe gjatë gjyqit.

Javën e kaluar, ai i tha një gjykate në Moskë: “Unë pajtohem me çdo fjalë që kam thënë”.

“Jo vetëm që nuk pendohem, por jam krenar për këtë,” shtoi ai.

Krahas kritikave ndaj luftës në Ukrainë, Kara-Murza ka folur gjithashtu hapur edhe kundër presidentit Vladimir Putin dhe goditjes që qeveria i bën disidencës.

41-vjeçari luajti një rol kyç në bindjen e qeverive perëndimore për të sanksionuar zyrtarët rysë për abuzime me të drejtat e njeriut dhe korrupsion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco