Të paktën 33 të vrarë nga persona të armatosur në Nigeri

Të paktën 33 të vrarë nga persona të armatosur në Nigeri

09:30, 17/04/2023
A+ Aa A-

Persona të armatosur kanë sulmuar një fshat në veriperëndim të Nigerisë dhe kanë vrarë të paktën 33 persona, tha një zyrtar lokal të dielën.

Sipas mediave të huaja,  më shumë se 35 shtëpi u shkatërruan në dhunën e ndodhur në Runji, i cili është në shtetin Kaduna, tha Francis Zimbo, kryetar i zonës Zangon Kataf ku ndodhi masakra.

Zimbo dha numrin e viktimave, por autoritetet shtetërore nuk do të komentonin numrin e njerëzve të vrarë.

“Trupat patën një përplasje të ashpër me sulmuesit dhe janë ende në zonë”, tha Samuel Aruwan, komisioneri shtetëror i sigurisë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjet.

Megjithatë, grupet e banditëve janë akuzuar si përgjegjëse për sulmet në rajon, të cilat përfshijnë rrëmbimin për shpërblim dhe vrasjen e civilëve.

Në fillim të këtij muaji, persona të armatosur rrëmbyen 10 studentë rreth gjysmë ore me makinë nga vendi ku ndodhi sulmi i së shtunës.

Qeveria e Nigerisë është ende duke luftuar për të shuar dhunën në veriperëndim të vendit, pavarësisht një reduktimi të sulmeve vitin e kaluar, pasi forcat e sigurisë shtuan operacionet ushtarake që synonin strehët e personave të armatosur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco