Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pyetjet e paktit Rama-Meloni

Shtatë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një pishinë publike në Meksikë

Shtatë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një pishinë publike në Meksikë

16:58, 16/04/2023
A+ Aa A-

Të paktën shtatë persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë, kur persona të armatosur hapën zjarr në një pishinë publike në Meksikë.

Një dëshmitar okular i tha autoriteteve lokale se personat e armatosur hapën zjarr rreth orës 16:30, sipas orës lokale, dhe pas të shtënave, ata dëmtuan dyqanet, kamerat e sigurisë dhe monitorët përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Videot në mediat sociale tregojnë njerëz me rroba banje duke bërtitur e përqafuar fëmijët e tyre, raporton cnn.

Kur forcat lokale të sigurisë arritën në vendngjarje, ata gjetën trupa të pajetë, duke përfshirë një fëmijë nën moshën shtatë vjeçare dhe gëzhoja të plumbave.

Përveç shtatë të vdekurve, një person është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.

Ushtria meksikane dhe forcat e sigurisë kanë nisur kërkimin e personave të armatosur pas sulmit, i cili ndodhi në qytetin Cortazar, në shtetin qendror të Guanajuato. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco