Rusja e akuzuar për krime lufte: Fëmijët ukrainas mund të shkojnë në shtëpi Komisionerja presidenciale ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Lvova-Belova

Rusja e akuzuar për krime lufte: Fëmijët ukrainas mund të shkojnë në shtëpi

10:06, 06/04/2023
A+ Aa A-

Kombet e Bashkuara  - Komisionerja ruse për të Drejtat e Fëmijëve, e cila po kërkohet për krime lufte, dëbimin e fëmijëve nga Ukraina, tha në një takim të OKB-së të mërkurën se fëmijët u morën për sigurinë e tyre dhe se Moska po koordinon me organizatat ndërkombëtare për t'i kthyer ata në familjet e tyre.

Ambasadorët nga vendet perëndimore e bojkotuan mbledhjen joformale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke dërguar diplomatë të nivelit të ulët.

Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Shqipëria dhe Malta u larguan kur komisionerja, Maria Lvova-Belova, filloi t'i drejtohej takimit me lidhje video.

Gjykata Ndërkombëtare Penale muajin e kaluar lëshoi një urdhër arresti për të dhe Presidentin rus Vladimir Putin, duke i akuzuar ata për rrëmbim të fëmijëve nga Ukraina.

Rusia, e cila mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit këtë muaj, e thirri takimin për të kundërshtuar atë që pretendon se është dezinformim për fëmijët ukrainas.

Ambasadorja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve përpara seancës se Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan fuqimisht konferencën dhe iu bashkuan Mbretërisë së Bashkuar në bllokimin e Kombeve të Bashkuara nga transmetimi i jashtëm i takimit.

Lvova-Belova nuk duhet të lejohet “të ketë një podium ndërkombëtar për të përhapur dezinformata dhe për të provuar të mbrojë veprimet e saj të tmerrshme që po ndodhin në Ukrainë”, tha Thomas-Greenfield.

Një hetim i Associated Press, i botuar në tetor, mbi përfshirjen e Lvova-Belova në rrëmbimin e ukrainasve zbuloi se përpjekja e hapur për të dërguar fëmijët ukrainas për birësim në Rusi ishte duke në zhvillim.

Numri i saktë i fëmijëve ukrainas të dërguar në Rusi ka qenë i vështirë për t'u përcaktuar. Një deklaratë e postuar të mërkurën në Tëitter nga ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, tha se më shumë se 19,500 fëmijë ishin marrë nga familjet ose jetimoret e tyre dhe ishin dërguar atje me forcë.

Ambasadori i Rusisë, Vassily Nebenzia, tha se qëllimi i takimit të së mërkurës ishte "të demaskonte standardet flagrante të dyfishta të Perëndimit".

"Pjesë e kësaj fushate propagandistike është heshtja nga Perëndimi e faktit që në vendet evropiane, refugjatëve ukrainas po u marrin fëmijët," tha ai. Më pas u shfaqën video të disa grave që pretendonin se fëmijët e tyre ishin marrë në Evropë.

Ambasadori rus Nebenzia gjithashtu këmbënguli se përkundër pretendimeve perëndimore, nuk ka pasur "birësime të detyruara". Ai tha se disa fëmijë ukrainas janë në kujdestari dhe pretendoi se nuk kishte "asnjë pengesë" që ata të mbanin kontakte me familjet e tyre në Ukrainë.

Hetimi i AP zbuloi se zyrtarët rusë i deportuan fëmijët ukrainas në Rusi pa pëlqimin e prindërve të tyre, i gënjyen se nuk ishin të kërkuar nga prindërit e tyre, i përdorën për propagandë dhe u dhanë familje dhe shtetësi ruse.

Që nga 24 shkurt 2022, kur Rusia pushtoi Ukrainën, Lvova-Belova tha se Rusia ka pranuar më shumë se 5 milionë ukrainas, duke përfshirë 700,000 fëmijë – të gjithë me prindër, të afërm ose kujdestarë ligjorë, përveç 2,000 nga jetimoret në Donbasin lindor.

Deri më sot, tha ajo, rreth 1,300 fëmijë janë kthyer në jetimoret e tyre, 400 janë dërguar në jetimoret ruse dhe 358 janë vendosur në shtëpi kujdestare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco