Si nëpër filma, çifti rrit fëmijët pa kontakte me botën e jashtme

Si nëpër filma, çifti rrit fëmijët pa kontakte me botën e jashtme

17:30, 02/04/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Girona të Spanjës. Një çift holandez ka rritur dy fëmijët plotësisht të izoluar nga bota e jashtme. Sot ata janë të dy të rritur, vajza 24 vjeç dhe djali 18 vjeç, por nuk kanë pasur kontakte me askënd jashtë familjes në jetën e tyre.

Ata kanë jetuar në një shtëpi në fermë, të rrethuar nga pemë. Nuk kanë pasur kurrë lidhje interneti apo ndonjë pajisje elektronike dhe nuk kanë dalë nga shtëpia, as për të shkuar te mjeku apo në shkollë, që do të thotë se nuk kanë mbaruar as shkollën fillore.

Problemi për çiftin e pashpirt lindi kur vajza e madhe u mërzit nga kjo jetë burgu dhe vendosi të arratiset nga shtëpia. Ajo shkoi në një shtëpi aty pranë dhe i kërkoi ndihmë fqinjit të saj, i cili, pa e kuptuar mirë se si ishte puna, vendosi të telefonojë policinë.

Më pas, ishin agjentët ata që e kuptuan se si qëndronte historia e pabesueshme. Ata morën një deklaratë nga e reja dhe të nesërmen shkuan në shtëpi për të bërë pyetjet përkatëse. Fillimisht ata folën me babain 58-vjeçar, i cili u përpoq të minimizonte çështjen, me pretendimin se e gjitha ishte sajuar nga vajza dhe se ajo vuante nga probleme mendore. Megjithatë, ai nuk kishte asnjë dokument për të mbështetur pretendimin e tij. Gjithashtu, pa asnjë dokumentacion ishin edhe fëmijët e tij. As dokument identiteti, as kartë shëndetësore, asgjë…

Burri tha më pas se në Holandë, prej nga vjen çifti, është shumë e zakonshme t’i rrisësh fëmijët mbyllur në shtëpi.

Autoritetet hapën një hetim, megjithatë fëmijët refuzuan të ngrinin akuza kundër prindërve të tyre. Çështja është se ata kanë pranuar të kthehen në shtëpi, ndonëse me kusht që t’u jepet më shumë liri. Ka shumë kohë të humbur që do të duhet ta rikuperojnë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco