Fyeu publikisht presidentin Macron, arrestohet 56-vjeçarja franceze

Fyeu publikisht presidentin Macron, arrestohet 56-vjeçarja franceze

22:33, 31/03/2023
A+ Aa A-

Një 50-vjeçare franceze është arrestuar dhe pritet të përballet me një gjyq penal, pasi akuzohet se ka fyer publikisht presidentin Emmanuel Macron.

Mediat e huaja raportojnë se, Valerie ka postuar një foto në Facebook, ku ka shkruar ‘plehra’ referuar Macronit.

Vetë e akuzuara ka folur në lidhje me çështjen duke thënë se ‘ I pyeta nëse ishte shaka. Është hera e parë që më arrestojnë. Unë jam një aktiviste për drejtësinë sociale. Ata duan të më bëjnë shembull. Unë nuk jam armiku numër një publik. Kjo është krejtësisht e padrejtë. Ne po kalojmë një periudhë kur frikësimi është i fortë dhe aktivistët kërcënohen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco