Kriza e emigrantëve, Kroacia deporton rreth 100 persona në Bosnje

Kriza e emigrantëve, Kroacia deporton rreth 100 persona në Bosnje

20:06, 31/03/2023
A+ Aa A-

Një grup prej 93 emigrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë , mëngjesin e 31 marsit, ndodhen në Qendrën e pranimit të përkohshëm në Lipa.

Ata erdhën në këtë qendër të shoqëruar nga Policia kufitare e Bosnje e Hercegovinës, në koordinim me Shërbimin për çështjet me të huajt.

Mustafa Ruzhniç, drejtues i qeverisë së Kantonit të Una-Sana, tha për Radion Evropa e Lirë se më 30 mars, rreth 80 emigrantë arritën në Bosnje e Hercegovinë nga Kroacia dhe u dërguan në Qendrën në Lipa, nën përcjelljen e pjesëtarëve të policisë kufitare.

“Kam kërkuar informacione nga Ministria e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Shërbimi për çështjet me të huajt dhe Këshilli i Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, se për cilët emigrantë bëhet fjalë dhe pse ata u zhvendosën nga Kroacia në Bosnje e Hercegovinë”, tha Ruzhniç për Radion Evropa e Lirë (REL), duke shtuar se ai ende nuk ka marrë përgjigje.

Shërbimi për çështjet me të huajt nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me deportimin e emigrantëve nga Kroacia.

Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës tha për REL-in se sipas marrëveshjes për ripranimin midis Bosnjes dhe Kroacisë, emigrantët sillen në pikën kufitare.

“Kjo është një procedurë e rregullt dhe kjo është ajo që ne bëjmë ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, sipas marrëveshjes me ato vende, ndërkaq ata më pas i kthejnë në vendet, të cilat i kthejnë në vendet e tjera”, tha Admir Malagiç, zëdhënës i Ministrisë së Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se për cilët emigrantë bëhet fjalë.

Në Qendrën e Përkohshme Lipa janë akomoduar rreth 150 emigrantë. Kjo qendër drejtohet nga Shërbimi për çështjet me të huajt të Bosnje e Hercegovinës.

Qendra është e pajisur dhe mund të strehojë rreth 1.500 emigrantë./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco