Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Shpërthim pranë një aeroporti ushtarak rus në Krime

Shpërthim pranë një aeroporti ushtarak rus në Krime

21:46, 29/03/2023
A+ Aa A-

Sipas videove dhe fotove të shfaqura në rrjetet sociale, një shpërthim apo zjarr ka ndodhur pranë aeroportit ushtarak rus në Krime.

Videoja tregon një tym të madh që ngrihet nga vendbanimi Hvardiske në rrethin Simferopol, ku ndodhet baza ajrore.

Udhëheqësi i Krimesë, i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, shkroi në Telegram se “një dron u rrëzua në zonën e Simferopol”.

“Ai u rrëzua në një fushë. Nuk pati viktima apo dëme”, shtoi Aksyonov.

Theksojmë se forcat ukrainase pritet të marrin një kundërsulm ndaj ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco