Qëlloi shokun e dhomës me armë gjahu në fytyrë, 18-vjeçari: Po bënim shaka

Qëlloi shokun e dhomës me armë gjahu në fytyrë, 18-vjeçari: Po bënim shaka

17:15, 29/03/2023
A+ Aa A-

Një 18-vjeçar është qëlluar me armë gjahu në fytyrë nga shoku i tij i dhomës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ‘Merkezefendi’ të Denizlit, ndërsa në pranga ka rënë autori, i cili para oficerëve të policisë është shprehur se, arma është shkrepur pa dashje teksa po bënin shkak me njëri-tjetrin.

Në vendngjarje ka shkuar një ekip shëndetësor dhe policor pas raportimit se një person është plagosur me pushkë në katin e katërt të një banese në lagjen ‘Akkonak’.

18-vjeçari Emre Acar, u dërgua menjëherë në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore, por fatkeqësisht ai nuk mund t’i mbijetonte dot plagëve të rënda.

Ndërkohë, shoku i dhomës së viktimës pas marrjes në pyetje është dërguar në paraburgim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e ‘vrasjes nga pakujdesia’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco