Italia ndalon ushqimet artificiale/ Produktet laboratorike nuk garantojnë cilësi

Italia ndalon ushqimet artificiale/ Produktet laboratorike nuk garantojnë cilësi

12:20, 29/03/2023
A+ Aa A-

Qeveria italiane ka marrë vendimin të ndalojë prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve sintetike artificiale të prodhuara në laboratorë.

Qeveria italiane ka mbështetur propozimin e Shoqatës së Prodhuesve të sektorit agroushqimor, të cilët kanë mbledhur mbi 500 mijë firma kundër ushqimeve të prodhuara në laboratorë.

“Janë produkte që përdorin inde e qeliza kafshësh vertebrore për të prodhuar ushqime, pije e ushqime për kafshët”, shprehen ata.

Vendimi i marrë nga qeveria italiane parashikon sanksione nga 10 në 60 mijë euro për cilindo që prodhon e tregton ushqime të tilla sintetike.

“Produketet laboratorike nuk garantojnë cilësi e mirëqënie e nuk garantojnë mbrojtjen e traditës italiane të ushqimit e verës pjesë e kulturës së këtij vendi”, ka deklaruar Ministri italian i Bujqësisë e i Sovranitetit Ushqimor, Francesko Lollobrigida.

Edhe për ministrin e Shëndetësisë Orazio Schillaci, “ky ligj ndalues është mjaft i rëndësishëm e domethënës pasi nuk ka studime mbi efektet e ushqimeve sintetike”.

Për qeverinë italiane ky vendim është një mbrojtje ndaj produkteve ushqimore Made in Italy e ndaj multinacionaleve që prodhojnë ushqime të tilla.

“Food and Drug Administration” në SHBA, më nëntor të 2022 aprovoi tregtimin e mishit të pulës së prodhuar në laboratorë me teknikë e quajtur clean meat, ku klonizohen celulat burimore të kafshëve e më pas riprodhohen në vitro. Ky vendim është shtrirë më pas dhe për produktet e peshkut e të qumështit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco