Zgjedhjet për Gjykatën Supreme/ Si po e blen Soros drejtësinë në SHBA

Zgjedhjet për Gjykatën Supreme/ Si po e blen Soros drejtësinë në SHBA

10:04, 29/03/2023
A+ Aa A-

Për të kuptuar se sa shumë përpjekje po bën miliarderi ultramajtist George Soros për të blerë drejtësinë në SHBA, rrjeti Fox News raportoi se ai ka ndërhyrë edhe në garën për Gjykatën Supreme në shtetin Wisconsin.

Sipas këtij rrjeti, vetëm disa javë përpara zgjedhjeve për këtë gjykatë, Soros ka dhuruar 1 milion dollarë, duke u bërë donatori më i madh.

Edhe pse bëhet fjalë për një shtet në SHBA, sërish ky donacion tregon interesin e Soros për të ndërhyrë te drejtësia në favor të Partisë Demokratike.

Edhe donacioni i Sorosit për garën e Gjykatës Supreme në Wisconsin është bërë përmes Partisë Demokratike të këtij shteti.

Sa për krahasim, kandidatja liberale Janet Protasiewicz ka mbledhur mbi 12.4 milionë dollarë donacione në krahasim me vetëm 2.2 milionë dollarë që ka mbledhur konservatori Dan Kelly.

Republikanët e kritikuan menjëherë vendimin e Soros për të ndërhyrë në këtë garë përmes donacioneve të mëdha.

Sipas tyre, milionat e tij tregojnë se kandidatja Protasiewicz do jetë thjesht vulosëse e vendimeve që shkojnë në favor të së majtës.

Këto zgjedhje në një shtet të lëkundur janë të rëndësishme përpara votimeve presidenciale vitin që vjen.

Kujtojmë se Soros ka ndërhyrë masivisht për të zgjedhur prokurorët e tij në SHBA, duke dhuruar dhjetëra miliona dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco