Netanyahu leksion Biden: Izraeli vend sovran! Vendos vullneti i popullit, jo presionet nga jashtë

Netanyahu leksion Biden: Izraeli vend sovran! Vendos vullneti i popullit, jo presionet nga jashtë

09:59, 29/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden në lidhje me reformën në drejtësi, ku sipas këtij të fundit,  Netanyahu duhet të tërhiqet pasi reforma e gjyqësorit do të tkurrte kompetencat e këtij sistemi dhe forconte kontrollin ndaj tij nga qeveria izraelite.

Në postimin në Facebook, Netanyahu i’a ka bërë të qartë Biden se aleanca mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është e pathyeshme, por Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet e tij me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, duke përfshirë edhe miqtë më të mirë.

Postimi i plotë:

Kryeministri Benjamin Netanyahu:

Unë e njoh Presidentin Biden për më shumë se 40 vjet dhe e vlerësoj angazhimin e tij të gjatë ndaj Izraelit.

Aleanca mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është e pathyeshme dhe gjithmonë kapërcen mosmarrëveshjet e herëpashershme mes nesh.

Administrata ime është e përkushtuar për forcimin e demokracisë duke rivendosur ekuilibrin e duhur midis tre degëve të qeverisjes, të cilën ne po përpiqemi ta arrijmë nëpërmjet një konsensusi të gjerë.

Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet e tij me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, duke përfshirë edhe miqtë më të mirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco