Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Biden, thirrje Netanjahut të heqë dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor

Biden, thirrje Netanjahut të heqë dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor

08:33, 29/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të martën të heqë dorë nga plani për reformën e gjyqësorit që do të tkurrte kompetencat e këtij sistemi dhe forconte kontrollin ndaj tij nga qeveria.

Thirrja ngjalli reagimin e udhëheqësit izraelit i cili tha se nuk merr vendime bazuar tek presioni nga jashtë, shkruan VOA.

Zoti Netanjahu shtyu të hënën planet për ndryshimet pasi dhjetëra mijëra vetë dolën për të protestuar në rrugë. Shtëpia e Bardhë kishte thënë fillimisht se zoti Netanjahu duhet të kërkojë një kompromis për këtë çështje.

Por zoti Biden shkoi më tej në përgjigje të gazetarëve të martën. “Shpresoj që ai të heqë dorë prej tij,” tha zoti Biden, duke iu referuar planit që do t’i jepte qeverisë izraelite kontroll më të madh mbi emërimet në Gjykatën e Lartë të vendit.

Kryeministri Netanjahu reagoi menjëherë duke lëshuar një deklaratë.

“Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, përfshirë edhe miqtë tanë më të mirë,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco