Ndryshime të reja, Elon Musk: Vetëm përdoruesit e verifikuar të Twitter do të ‘rekomandohen’ në ‘For You’

Ndryshime të reja, Elon Musk: Vetëm përdoruesit e verifikuar të Twitter do të ‘rekomandohen’ në ‘For You’

22:20, 28/03/2023
A+ Aa A-

Ndryshime të reja gjithëpërfshirëse në favor të përdoruesve të verifikuar dhe në kurriz të të gjithë atyre që refuzojnë të paguajnë një abonim të shpallur nga Elon Musk për përdoruesit në Twitter.

I vendosur për të sjellë të ardhura, pronari i platformës vazhdoi me postimin e tij, në një valë të re njoftimesh për përdoruesit, me një politikë të re që do të zbatohet nga 15 prilli.

Me ndryshimet e reja ulen edhe më shumë mundësitë për ata përdorues që këmbëngulin për abonimin e tyre falas dhe privilegje u jepen vetëm atyre që janë të vendosur të paguajnë 7 ose 8 euro në muaj (në varësi të abonimit që zgjedhin).

Ndryshimi i parë ka të bëjë me votën. Kushdo që nuk ka Twitter Blue nuk do të mund të votojë në votimet që po zhvillohen. Zë do të kenë vetëm ata që paguajnë çmimin.

Ndryshimi i dytë ka të bëjë me skedën “For You”, e cila tregon postimet e njohura të zgjedhura në bazë të një algoritmi. Sipas Musk, në këtë kategori të veçantë, postimet që do të përzgjidhen do të vijnë sërish nga përdorues të verifikuar.

Elon Musk argumentoi se këto ndryshime ishin mënyra e vetme realiste për t’u marrë me robotët e avancuar. Megjithatë, ai nuk ka shpjeguar saktësisht se si do të arrihet kjo.

Sfiduar nga ekspertët

Ndryshimet specifike janë (deri më tani) të fundit në një seri njoftimesh të bëra nga Elon Musk, që kur mori drejtimin e platformës dhe në një përpjekje për të rritur të ardhurat. Ndikimi mbetet i panjohur, pasi zgjedhjet e tij zakonisht kritikohen shumë.

Ekspertët theksojnë, megjithatë, se ndryshimet nuk do të kenë as ndikimin më të vogël te bots, pasi miliarderi merr vendime duke u përpjekur të rrisë abonimet e tij, mes një hemorragjie financiare.

Në çdo rast, të gjithë besojnë se njoftimet e reja janë pjesë e të njëjtit kornizë politike që në thelb çon në kalimin e Twitter nga një version falas në një version me pagesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco