Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Duke pastruar minat me dorë, fermerët në Ukrainë rrezikojnë jetën e tyre për sezonin e mbjelljes

Duke pastruar minat me dorë, fermerët në Ukrainë rrezikojnë jetën e tyre për sezonin e mbjelljes

20:57, 28/03/2023
A+ Aa A-

Herën e parë që Oleksandr Havriluk u kthye në fermën e tij pasi ajo ishte pushtuar nga trupat ruse, lotët i rridhnin në fytyrë kur pa atë që kishin lënë pas.

Ferma e tij ishte shkatërruar pothuajse plotësisht, makineria e rëndë me vlerë miliona dollarë ishte mbetur në gërmadha dhe kokrrat e grurit të vitit të kaluar ishin djegur.

Por problemi më i madh për Havrilukun ishin minat tokësore që ishin groposur në 12 milje katrorë të fushave të tij përreth.

Tani, 69-vjeçari po i gërmon me dorë, në përpjekje për të pastruar disa nga arat e tij përpara se të fillojë sezoni i mbjelljes në fillim të prillit.

“Kisha frikë, por unë duhet të mbjell”, tha Havriluk.

Deri më tani, Havriluk thotë se ka hequr rreth 20 mina nga fushat e tij në Valika Komyshuvaha, afër qytetit të Izium, duke përdorur vetëm një detektor metali që e bleu vetë.

“Shkoni, e gjeni, merrni një shkop, trokitni për të përcaktuar madhësinë dhe pastaj e gërmoni. Pastaj e merrni atë butësisht dhe e hiqni”, shtoi ai

Puna është e rrezikshme, pranon ai, por shtoi se: “nuk ka zgjidhje tjetër”.

Është një zgjedhje e ashpër me të cilën po përballen fermerët në të gjithë Ukrainën: ‘pastroni fushat nga eksplozivët për t’u përgatitur për sezonin e mbjelljes, ose mendoni për një vit tjetër pa të ardhura’.

Pushtimi rus tashmë ka ‘mbytur’ eksportet e grurit nga Ukraina një nga shportat më të mëdha të bukës në botë dhe ka kontribuar në rritjen e çmimeve të produkteve bazë si buka dhe drithërat, madje edhe me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, e cila ka mundësuar kalimin e anijeve ukrainase përmes Detit të Zi.

Ushtria ukrainase vlerëson se rreth një e treta e vendit aktualisht është e kontaminuar nga municionet e pashpërthyera, duke rrezikuar të korrat e këtij viti duke lënë zona të mëdha të tokës pjellore të ‘fjetura’, për shkak të mbetjeve vdekjeprurëse të një lufte që po zhvillohet ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco