Rreth 1 milion njerëz në Turqi dhe Siri humbën punën e tyre pas tërmetit

Rreth 1 milion njerëz në Turqi dhe Siri humbën punën e tyre pas tërmetit

18:33, 28/03/2023
A+ Aa A-

Rreth 828,000 punëtorë humbën punën e tyre pas një serie tërmetesh që goditën Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë në shkurt, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Të dhënat e para tregojnë se tërmetet në Turqi kanë çuar në ulje të aktivitetit të punës dhe se rreth 658,000 njerëz janë pa punë dhe pa të ardhura, sipas vlerësimit të agjencisë së OKB-së.

Në Siri, ku prej 12 vitesh po vazhdon një luftë civile që ka shkaktuar dëme të rënda në ekonomi dhe në tregun e punës, rreth 170 mijë punëtorë kanë humbur punën për shkak të tërmetit.

Pa ndihmë të menjëhershme, varfëria, punësimi informal dhe puna e fëmijëve ka të ngjarë të rriten, paralajmëroi organizata, duke shtuar se krijimi i vendeve të punës ishte thelbësor për një "përgjigje efektive dhe gjithëpërfshirëse" ndaj katastrofës.

Donatorët ndërkombëtarë u zotuan në një konferencë në Bruksel javën e kaluar për të ofruar shtatë miliardë euro ndihmë për popullsinë e Turqisë dhe Sirisë të prekur nga tërmeti i 6 shkurtit që vrau më shumë se 56,000 njerëz dhe shkaktoi dëme të vlerësuara në më shumë se 100 miliardë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco