Po ziheshin 'live' në Facebook, gruaja vret bashkëshortin

Po ziheshin 'live' në Facebook, gruaja vret bashkëshortin

19:06, 27/03/2023
A+ Aa A-

Një grua në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vënë në pranga nën akuzën e rëndë se vrau në gjaktftohtësi bashkëshortin e saj në shtëpi.

Policia e Lowndes njofton se 28-vjeçarja Kadejah Michelle Broën e qëlloi me një plumb bashkëshortin teksa po ziheshin gjatë një videoje live në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë u pa drejtpërdrejt nga qindra ndjekës të çiftit që lajmëruan Policinë, e cila gjeti në vendngjarje trupin e pajetë të burrit.

Sipas policisë bëhet fjalë për një rast dhune në familje, ku debati i ashpër degradoi në përplasje fizike e më pas deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

28-vjeçarja tashmë ndodhet prapa hekurave në pritje të vendimit të drejtësisë për këtë krim të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco