Helmoi njerkun e tij për të marrë trashëgiminë, shpërthen në lot i riu: Mami, më fal, isha unë

Helmoi njerkun e tij për të marrë trashëgiminë, shpërthen në lot i riu: Mami, më fal, isha unë

18:46, 27/03/2023
A+ Aa A-

Alessandro Leon Asoli vendosi të rrëfejë vetëm gjatë procesit të apelimit se ishte ai që vrau njerkun  Loreno Grimandi si dhe kishte tentuar të vriste nënën e tij Monica Marchioni më 15 prill 2021 me një pjatë pasta me salmon të helmuar me nitrit natriumi.

20-vjeçari nuk i kishte pranuar asnjëherë përgjegjësitë e tij. Në deklaratat e tij para Gjykatës së Apelit, Asoli kërkoi edhe falje, duke deklaruar se e kishte marrë vendimin për të rrëfyer krimin pas një reflektimi në burg.

Në shkallë të parë, Alessandro Leon Asol u dënua me 30 vjet. Në Apel prokurori kishte kërkuar dënim të përjetshëm.

Sot erdhi kthesa me pranimin e krimit nga i riu dy vjet pas ngjarjes.

“Dua të them të vërtetën, më vjen keq që flas vetëm tani. Nuk e kam bërë më parë se kisha frikë, dua të marr përgjegjësitë e mia dhe t'u kërkoj falje njerëzve që kam lënduar. Unë kam bërë atë që kam bërë. Shpresoj që nëna ime të më falë dhe të kem një shans të dytë."

Sipas prokurorisë, Alessandro Leon Asol  fvrau njerkun e tij Loreno Grimandi 56 vjeç dhe tentoi të vrasë të ëmën Monica Marchioni, për çështje parash.

 Ai donte të fuste në xhep trashëgiminë.

Menjëherë pas rrëfimit, i akuzuari ka shpërthyer në lot dhe ka kërkuar që ta kthejnë në qeli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco