VIDEO/ Biden vlerëson ... Kinën, deputetët shpërthejnë në të qeshura

10:01, 25/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden regjistroi gafën e radhës gjatë vizitës në Kanada.

Teksa fliste përpara ligjvënësve të këtij vendi, ai vlerësoi Kinën, në vend që të vlerësonte Kanadanë. Ai tha se vlerëson Kinën për qëndrimin e saj ndaj emigracionit.

“Kështu që sot, unë duartrokas Kinën për qëndrimin... më falni, duartrokas Kanadanë,” tha Biden.

Salla shpërtheu me të qeshura pas kësaj deklarate.

Kjo gafë vjen në kohën kur një hetim i Kongresit amerikan po zbulon se sa të thella janë lidhjet e familjes Biden me një kompani kineze, ku u implikuar është edhe kryeministri shqiptar me këshilltarin e tij, Dorian Duçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco