Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Itali/ Mbi 2 mijë emigrantë në 24 orë zbarkojnë në Lampedusa

Itali/ Mbi 2 mijë emigrantë në 24 orë zbarkojnë në Lampedusa

09:39, 25/03/2023
A+ Aa A-

Në Lampedusa zbarkimet e emigrantëve vazhdojnë pa pushim .

Në 24 orët e fundit, ardhjet kanë shënuar një kulm të ri me mbi 2000 refugjatë. 

Në 43 zbarkime të premten ishin gjithsej 1778 persona, këtyre i shtohen edhe 267 emigrantët që mbërritën gjatë natës me gjashtë varka të vogla të shpëtuara nga OJQ Louise Michel dhe nga anijet patrulluese të kapitenit të portit dhe policisë financiare. 

Në pikën e nxehtë të Contrada Imbriacola ka aktualisht 1,831 të ftuar në krahasim me pak më pak se 400 vende, shrkuan media italiane Tgcom.

Operacionet e shpëtimit -Gjatë natës, OJQ Louise Michel lidhi dy varka në brigjet e Ishujve Pelagie me gjithsej 78 migrantë nga Guinea, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë dhe Mali në bord. Anija patrulluese V1102 e policisë financiare shpëtoi 40 emigrantë, përfshirë 8 gra dhe 3 të mitur, të cilët ishin në një anije hekuri 7 metra që u nis nga Sfax në Tunizi.

Mbi 40 emigrantë të gjetur në Isola dei Conigli, asnjë gjurmë e varkës- Ndërkohë, karabinierët kanë gjurmuar 43 emigrantë nga Kameruni, Mali dhe Bregu i Fildishtë deri në Isola dei Conigli: mes tyre kishte edhe 14 gra dhe 5 të mitur. Anija e përdorur për kalimin nuk është gjetur. Një patrullë e policisë financiare bllokoi 42 persona (12 gra dhe 1 i mitur) në plazhin Cala Croce. Përsëri, Fiamme Gialle shpëtoi një varkë lëvizëse që mbante 25 persona (4 gra dhe 1 i mitur) dhe bllokoi një varkë me 41 emigrantë (13 gra dhe 4 të mitur) me origjinë nga Bregu i Fildishtë, Kameruni, Gambia, Guinea dhe Nigeri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco