Komandanti i lartë ukrainas thotë se një kundërofensivë do të fillojë së shpejti Komandanti i ushtrisë ukrainase, Gjeneral Brigade Oleksandr Syrskyi

Komandanti i lartë ukrainas thotë se një kundërofensivë do të fillojë së shpejti

09:01, 25/03/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi i grupit mercenar pro-rus “ Wagner”, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se Ukraina ka 200,000 rezervisë që përgatiten të sulmojnë përgjatë vijës së frontit lindor të konfliktit kundër Rusisë.

Instituti për Studimin e Luftës (ISË) thotë se deklaratat e ekzagjeruara të Prigozhin për kërcënimin e afërt ndaj forcave ruse ka të ngjarë të jetë një përpjekje për të siguruar më shumë furnizime dhe përforcime nga Ministria ruse e Mbrojtjes për të shpëtuar forcat e tij në Bakhmut.

Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, deklaroi se elementët e grupit Wagner mbeten forca kryesore ruse që vepron në sulmin ndaj Bakhmut dhe se ata nuk i kanë humbur ende aftësitë e tyre sulmuese.

Gjeneral Brigade  Syrskyi vuri në dukje se ndërsa forcat Wagner kanë ende një avantazh numerik në vijën e frontit, forcat ukrainase vazhdojnë të lodhin mercenarët këtu.

Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë pozicionet ukrainase rreth Avdiivka, por komandanti i lartë i forcave tokësore të Ukrainës tha se forcat e tij së shpejti do të fillonin një kundërofensivë pasi t'i rezistonin fushatës brutale dimërore të Rusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco