Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Autoritetet ukrainase: Rusia ka humbur 169,170 ushtarë gjatë pushtimit

Autoritetet ukrainase: Rusia ka humbur 169,170 ushtarë gjatë pushtimit

20:14, 24/03/2023
A+ Aa A-

Ukraina ka publikuar të dhënat më të fundit rreth humbjeve që ka pësuar Rusia.

Autoritetet ukrainase pretendojnë se 169,170 trupa ruse janë vrarë dhe 6,921 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.

Pajisjet e tjera ushtarake që janë fshirë përfshijnë 3,574 tanke dhe 305 aeroplanë.

“Vendet më të errëta në ferr janë të rezervuara për ata që ruajnë neutralitetin e tyre në kohë krize morale”, thotë ministria e Mbrojtjes së Ukrainës duke iu referuar thënies së shkrimtarit italian, Dante Alighieri.

Theksojmë se zyrtarët rusë vetëm njëherë kanë treguar numrin e humbjeve të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco