Aktori i famshëm po mbledh para për të blerë dronë për Ukrainën

Aktori i famshëm po mbledh para për të blerë dronë për Ukrainën

19:06, 24/03/2023
A+ Aa A-

Ylli i “Star Wars”, Mark Hamill po mbledh para për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës të blejë drone zbulimi. Aktori dhe ambasadori i UNITED24, një iniciativë globale për të mbështetur Ukrainën, tha se ai ishte duke mbledhur fonde për 10 dronë Scout RQ-35 Heidrun.

Droni mund të transmetojë video në kohë reale, gjë që e lejon atë të mbledhë informacione pa ekspozuar operatorin. Në një postim në Twitter, Hamill tha se do të takohej me anëtarët e ushtrisë ukrainase sot për t’i falënderuar ata për shërbimin e tyre dhe të marrë përditësime për përparimin e tyre.

Mbledhja e fondeve është nisur me kërkesë të forcave të armatosura të Ukrainës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco