Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Britani/ Pati marrëdhënie intime me një të burgosur, oficerja 27-vjeçare rrezikon burgun

Britani/ Pati marrëdhënie intime me një të burgosur, oficerja 27-vjeçare rrezikon burgun

18:42, 24/03/2023
A+ Aa A-

Një oficere burgu që punonte në HMP Forest Bank në Salford iu tha këtë të premte se mund të burgosej pasi pranoi se kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me një të burgosur.

Në një seancë paraprake në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit, Joanne Hunter, 27 vjeçe, u deklarua fajtore ndaj akuzës ‘sjellje të pahijshme në poste publike’.

Zonja Hunter kreu marrëdhënien me një të burgosur në dhjetor 2020 dhe gjithashtu pranoi akuzën për sjelljen ose përcjelljen e kanabisit në burg në të njëjtin muaj.

Gjykatësi e liroi zonjën Hunter me kusht që ajo të banojë në adresën e saj aktuale dhe ajo do të marrë dënimin më 25 prill.

Faqja LinkedIn e zonjës Hunter tregon se ajo ka punuar si oficere burgje për dy vjet midis dhjetorit 2018 dhe dhjetorit 2020.

Ajo gjithashtu tregon se ajo është diplomuar në studimet sociale të aplikuara dhe ka fituar një diplomë master në studimet e fëmijërisë dhe rinisë në Universitetin e Bedfordshire.

Kjo është një ngjarje e ngjashme me një të ndodhur në fillim të vitit kur tre gardiane nga një burg tjetër u burgosën për shkak të marrëdhenieve intime me të burgosurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco