VIDEO-SYRI TV/ Inxhinierët kundër, Mena: Urdhri i Inxhinierit krijon monopol, do të uzurpojë ndërtimin

18:09, 24/03/2023
A+ Aa A-

‘Unioni i Inxhinierëve Shqiptarë’ mban qëndrim kundër Krijimit të Urdhrit të Inxhinierëve, projektligj ky që po organizohet nga deputetët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo dhe Ismet Beqiraj. Sipas inxhinierëve, krijimi i Urdhrit ka për qëllim të uzurpojë fushën e ndërtimit dhe të monopolizojnë vlerën e inxhinierëve në duart e Këshillit Drejtues të Urdhrave.

Nga SYRI TV

Profesioni i inxhinierit dhe ai i hidroteknikut po organizohet në dy ligje të veçanta nga deputetët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo dhe Ismet Beqiraj, të cilat do të merren për shqyrtim në kalendarin e punimeve të kuvendit. Unioni i Inxhinierëve Shqiptarë i kryesuar nga Dëshira Mena, mban qëndrim kundër këtyre urdhrave, të cilat sipas tyre kanë për qëllim të monopolizojnë vlerën e inxhinierëve në duart e Këshillit Drejtues të Urdhrave.

 ‘Për ne është pothuajse shkatërruese ideja që do të krijojmë varësi nga një grup i caktuar njerëzish. Nuk po them që jemi të organizuar në formën më të mirë të mundshme por jemi të organizuar në një formë e cila na lejon të punojmë dhe na lejon të përmirësohemi. Në momentin që kalojmë në dorën e një grupi njerëzish që do të ndërtojnë urdhrin gjërat pastaj ngrijnë dhe ne nuk arrijmë dot të ndikojmë dhe influencojnë dhe duhet të jemi të vëmendshëm që kjo gjë të ndodh.’, është shprehur Mena.

Krijimi i Urdhrit sipas Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë, ka për qëllim të uzurpojë një nga fushat e rëndësishme të ekonomisë, ndërtimin.

Sipas  ‘të dy projektligjet i qëndrojnë fort idesë që e drejta e ushtrimit të profesionit varet nga urdhri. Nëse do të ushtrosh profesionin je I detyruar të varesh 100% nga urdhri që nga momenti që ti mbaron studimet dhe gjatë gjithë jetës tënde deri në ditën që do dalësh në pension.’

Sipas Unionit të Inxinierëve, në vendin tonë nuk ka mangësi në legjislaturën aktuale për sektorin e inxhinierit në Shqipëri. Ata theksojnë se ky profesion është i rregulluar me ligj, ndaj nuk ka arsye për krijimin e urdhrave që kërkojnë të marrin përsipër kontrollin dhe monitorimin e çdo inxhinieri në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco