Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Burri godet me veturë këmbësorët në aeroportin e Kolnit, të paktën gjashtë të lënduar

Burri godet me veturë këmbësorët në aeroportin e Kolnit, të paktën gjashtë të lënduar

17:08, 24/03/2023
A+ Aa A-

Burri godet me veturë këmbësorët në aeroportin e Kolnit, të paktën gjashtë të lënduar

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot para aeroportit të Kolnit në Gjermani.

Një burrë me veturë goditi disa këmbësorë në një parking të automjeteve në aeroportin Koln Bonn të Gjermanisë. Policia njoftoi se ai po sillej në mënyrë të dyshimtë para se të ndodhte ngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e aeroportit të qytetit të Kolnit. Është bërë e ditur se janë lënduar rreth 6 persona, ndërsa nuk dihet numri i automjeteve të dëmtuara.

Një zëdhënës i policisë tha se kishte indikacione se burri kishte probleme me shëndetin mendor, raporton dw.

“Duket se ai qëllimisht përplasi disa vetura dhe këmbësorë përpara tij”, tha zëdhënësi.

Policia tha se 57-vjeçari ka plagosur edhe dy policë teksa ka bërë rezistencë ndaj arrestimit.

Më pas ai u transferua në një spital në Koln, ku iu nënshtrua një analize psikologjike përpara se të dërgohej në një spital psikiatrik. 

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco