Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Biznesmeni rus zhduket pas vendimit për ekstradim drejt SHBA-së

Biznesmeni rus zhduket pas vendimit për ekstradim drejt SHBA-së

14:54, 24/03/2023
A+ Aa A-

Artem Uss, biznesmeni rus dhe djali i guvernatorit të një rajoni të Siberisë u arrestua në aeroportin e Milanos në tetor 2022, me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, shkruan The Guardian.

Ai u vendos në arrest shtëpiak dhe iu kërkua të mbantë një byzylyk elektronik. Të martën, një gjykatë italiane ra dakord për ekstradimin e tij në SHBA. Të nesërmen, ai u zhduk, raportoi AFP, duke cituar raportet e mediave.

Babai i tij Aleksandër Uss, i cili më parë e ka denoncuar arrestimin e djalit të tij si “politik”, ka shprehur shqetësimin e tij.

“Si baba, jam shumë i shqetësuar për djalin tim,” tha ai në një konferencë për shtyp sot.

“Nuk e di se ku është dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur në detaje. E vetmja gjë që mund të them është se sipas Artyomit, banesa ku ai po qëndronte ruhej mirë nga policia. Madje e kontrollonin disa herë në natë. Kështu që nuk e kuptoj vërtet se si u zhduk,” shtoi ai.

Uss ishte një nga pesë rusët e arrestuar pas kërkesës së Uashingtonit për “skema të paligjshme për të eksportuar teknologji ushtarake amerikane në Rusi.

Departamenti amerikan i drejtësisë tha se disa prej tyre ishin “zbuluar në fushat e betejës së Ukrainës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco