Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hapë zyrën e saj në Ukrainë

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hapë zyrën e saj në Ukrainë

08:21, 24/03/2023
A+ Aa A-

Ukraina dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë nënshkruar një marrëveshje për hapjen e një zyre në këtë vend.

“Ne jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën që kemi marrë nga Qeveria e Ukrainës dhe presim të forcojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, tha Sekretari i ICC-së, Peter Lewis.

Sipas gjykatës, prania në terren/zyrat e CC-së në vend janë thelbësore për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie bashkëpunimi me palët kryesore të interesuara në vendet e situatës dhe për të mbështetur mandatin e Gjykatës dhe aktivitetet që rezultojnë në këto vende.

“Ne nuk do të ndalemi derisa të gjithë autorët e krimeve ndërkombëtare të kryera në Ukrainë të sillen para drejtësisë, pavarësisht nga pozicioni i tyre politik apo ushtarak”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco