Putin ftohet në samitin e Afrikës së Jugut, pavarësisht urdhër-arrestit të Gjykatës së Hagës

Putin ftohet në samitin e Afrikës së Jugut, pavarësisht urdhër-arrestit të Gjykatës së Hagës

21:26, 23/03/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme e Afrikës së Jugut, Naledi Pandor ka konfirmuar se Vladimir Putin është ftuar në një samit ekonomik që do të organizohet nga vendi afrikan, pavarësisht se është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për liderin rus.

Naledi Pandor thotë se Putin është një nga krerët e shteteve të BRICS Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, shtetet me ekonominë në zhvillim dhe do të ftohet në samitin e 15-të që do të mbahet në muajin gusht në Durban.

Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), ka lëshuar urdhër-arrest për të parin e shtetit rus me akuzuat për krime lufte rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe transferimin e tyre në Rusi.

123 shtetet anëtare të gjykatës detyrohen ta arrestojnë Putinin dhe ta transferojnë në Hagë të Holandës, ku ndodhet gjykata, për gjykim nëse ai hyn në territorin e tyre, raporton skynews.

Si anëtare e ICC-së, Pandor tha se Afrika e Jugut “kabineti qeveritar do të duhet të mbajë një takim për të vendosur se si do të përgjigjemi”.

“Diskutime të tilla duhet të ndodhin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

Është e paqartë nëse Putin do ta pranojë ftesën për të marrë pjesë në samit.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa tha se vendi ishte i vetëdijshëm për detyrimin ligjor mbi urdhrin dhe do të “mbetej i angazhuar me palë të ndryshme të interesuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco