Parisi nën flakë dhe gaz lotsjellës/ Mijëra persona dalin në shesh kundër skemës së pensioneve

Parisi nën flakë dhe gaz lotsjellës/ Mijëra persona dalin në shesh kundër skemës së pensioneve

21:16, 23/03/2023
A+ Aa A-

Të enjten, qindra mijëra protestues marshuan në të gjithë Francën kundër planit të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit.

Në ditën e nëntë të protestave mbarëkombëtare, udhëtimi me tren dhe ajror u ndërpre ndërsa mësuesit ishin mes shumë profesioneve që u larguan nga puna, vetëm disa ditë pasi qeveria shtyu legjislacionin për të rritur moshën e pensionit me dy vjet.

Në qendër të Parisit, ku demonstruesit ishin përgjithësisht paqësorë, grupe më të vogla anarkistësh të "Bllokut të Zi" thyen dritaret e dyqaneve, prishën mobiljet e rrugës dhe plaçkitën një restorant McDonalds. Përleshjet pasuan ndërsa policia e trazirave hyri brenda dhe i dëboi anarkistët me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse.

Image

Polici tha se 21 persona u arrestuan. Sindikatat kanë frikë se protestat mund të bëhen më të dhunshme nëse qeveria nuk merr në konsideratë zemërimin në rritje popullor mbi kufizimet e pensioneve.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj disa protestuesve në disa qytete të tjera, duke përfshirë Nantes dhe Bordeaux në perëndim dhe përdori topa uji kundër të tjerëve në Rennes në veriperëndim.

Në qytetin perëndimor të Lorient, gazeta Ouest-France tha se predha shkaktoi një zjarr të shkurtër në oborrin e një stacioni policie.

Image

Udhëheqësit e sindikatave bënë thirrje për qetësi protestuesve, por ata ishin të zemëruar me ato që ata i quajtën komentet "provokative" të Macron.

Macron theu javë të tëra heshtje të mërkurën për politikën e re duke thënë se do të qëndronte i palëkundur dhe ligji i pendsioneve do të hynte në fuqi deri në fund të vitit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco