Kongresi amerikan bën thirrje për ndalimin e TikTok-ut/ BBC: Ironia është se as Kina nuk e lejon

Kongresi amerikan bën thirrje për ndalimin e TikTok-ut/ BBC: Ironia është se as Kina nuk e lejon

19:25, 23/03/2023
A+ Aa A-

Shefi i kompanisë TikTok, Shou Zi Chew doli përpara një komisioni të Kongresit amerikan për të dëshmuar në lidhje me shqetësimet e shumta për këtë rrjet social.

Sipas BBC, ligjvënësit amerikanë ‘gozhduan’ me pyetje bosin e rrjetit social kinez. Drejtuesja e komisionit, Cathy Rodgers tha se rrjeti social duhet të ndalohet për shkaqe sigurie. Ajo shtoi se ky rrjet social është një armë në duart e Partisë Komuniste Kineze.

Chew tha se të gjithë të dhënat e TikTok janë të sigurta. Ai tha se ato ruhen në SHBA, ndërsa shtoi se edhe përdoruesit adoleshentë janë të mbrojtur. Rrjeti social është rritur me shpejtësi në SHBA, ndërkohë që janë shtuar zërat për ndalimin e tij. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden thotë se ai duhet ndaluar në SHBA

Nga Celia Hatton, BBC

Për muaj të tërë, Pekini ka shtuar kritikat ndaj shqetësimeve të Uashingtonit mbi rrjetin TikTok.

Kohët e fundit, Ministria e Jashtme vuri në pikëpyetje se pse SHBA duhej të kishte frikë nga ‘aplikacioni i preferuar i të rinjve’.

Në raste të tjera, qeveria kineze ka vënë në pikëpyetje se përse SHBA duhet të kufizojë fjalën përmes kufizimit të aksesit, duke e quajtur këtë një abuzim të pushtetit shtetëror.

Ironia natyrisht është se Kina nuk lejon që popullata e saj të ketë akses në këtë aplikacion. Versioni kinez i TikTok, Douyin, është i censuruar për të eliminuar përmbajtje të ndjeshme politikisht.

Aplikacione të tjera, si Facebook dhe Instagram, janë gjithashtu të ndaluara dhe vitet e fundit është bërë shumë e vështirë për përdoruesit kinez për të siguruar një VPN (rrjet privat virtual) që të anashkalojnë ‘muret e zjarrit’.

Të mos harrojmë: ideja që një CEO i madh i teknologjisë të shfaqet drejtpërdrejt për t’iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni hetimor parlamentar kinez do të ishte e paimagjinueshme.

Në Kinë, gjëra të tilla ndodhin pas dyerve të mbyllura fort.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco