Vejusha kolumbiane josh kriminelin që i vrau burrin - Një plan hakmarrjeje i thurur hollë

Vejusha kolumbiane josh kriminelin që i vrau burrin - Një plan hakmarrjeje i thurur hollë

12:52, 23/03/2023
A+ Aa A-

Një grua kolumbiane që humbi burrin e saj në duart e një bosi krimi vendas, kaloi vite duke planifikuar hakmarrjen e saj, duke e joshur atë dhe duke mbledhur prova për ta arrestuar për krime të shumta.

Në atë që tingëllon si skenari i një filmi "blockbuster" të Hollivudit, një grua kolumbiane arriti të bëjë atë që policia dhe ushtria nuk mundën - të hakmerret për vdekjen e burrit të saj dhe të çojë një kriminel të rrezikshëm para drejtësisë.

Gruaja e paidentifikuar u përshëndet si heroinë nga policia dhe gazetarët në Cordoba, Kolumbi, pasi kaloi vite duke u afruar me një kriminel dinak dhe duke mbledhur prova të mjaftueshme për t'i ndjekur penalisht ata. Por ajo nuk ishte luftëtare e krimit, ishte vetëm një e ve e pikëlluar që po hakmerrej ndaj burrit që i kishte vrarë të shoqin vite më pare.

Rubén Darío Viloria Barrios shfaqej i një tregtar i respektuar në qytetin e Ciénaga de Oro dhe shumica e atyre që e njihnin e përshkruan atë si një njeri thellësisht fetar që predikonte fjalën e Perëndisë. Por në prapaskenë, ai ishte ‘Juancho’, një organizator krimesh që planifikonte dërgimin e lëndëve narkotike në Amerikën Qendrore dhe Shtetet e Bashkuara, urdhëronte atentate kundër rivalëve dhe madje edhe ish-bashkëpunëtorëve dhe trafikonte armë zjarri dhe municione.

Për shkak se ai mbante një profil shumë të ulët dhe nuk merrte pjesë aktive në aktivitete kriminale, Juancho arriti t'i mbante autoritetet larg, por kishte njerëz që dinin për marrëdhëniet e tij të paligjshme. Mes këtyre të paktëve ishte edhe një grua, ndaj bashkëshortit të së cilës, ky kriminel kishte urdhëruar vrasjen për arsye që nuk janë bërë publike.

Pasi e vajtoi burrin e saj, gruaja thuhet se filloi të depërtonte në rrethet shoqërore të Juancho-s, duke iu afruar ngadalë dhe përfundimisht duke e bërë atë të dashurohej me të.

Viloria Barrios përfundimisht filloi t'i besonte gruas aq shumë sa i tregoi ndau informacione për marrëdhëniet e tij kriminale, të cilat ajo më pas ua dorëzoi autoriteteve.

Policia kishte dyshuar për të që nga viti 2020, por pa prova të mjaftueshme për ta dënuar, ishte  e pafuqishme për të vepruar. Me informacionin e dhënë nga gruaja e besuar e Juanchos, autoritetet arritën të ndërtonin një padi të fortë kundër tij.

Raportohet se ishte gruaja që vendosi që Rubén Darío Viloria Barrios të arrestohej. Ajo i tha policisë se ai do të merrte pjesë në një takim me kriminelë të tjerë në Monteria dhe Grupi i Operacioneve Speciale të Policisë Kombëtare arriti ta kapte në atë që quhej operacioni Corona.

I kërkuar nga Interpoli, Juancho tani përballet me dekada burg. Sa i përket gruas që orkestroi rënien e tij, ajo tashmë është hakmarrë për vdekjen e burrit të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco