Sipas ligjit të ri në Nigeri, përdhunuesit do të kastrohen dhe pedofilët do të dënohen me vdekje

Sipas ligjit të ri në Nigeri, përdhunuesit do të kastrohen dhe pedofilët do të dënohen me vdekje

12:41, 23/03/2023
A+ Aa A-

Legjislacioni i ri i aprovuar në Nigeri parashikon që ata që përdhunojnë një fëmijë nën 14 vjeç dënohen automatikisht me vdekje ndërsa përdhunuesit e tjerë i nënshtrohen kastrimit kirurgjik.

(Kastrimi njihet ndryshe nga populli si tredhja dhe kryhet pa kirurgji. Ai bëhet përmes injektimi të drogave që nuk të lejojnë të kryesh marrëdhënie seksuale për një periudhë kohore. Ky injeksion që përbëhet nga ilaçet anafrodiziake, kryhet për të zvogëluar epshin dhe aktivitetin seksual.)

Zhvillimi vjen pas zemëratës publike mbi rritjen e numrit të përdhunimeve, të cilat kanë bërë që disa guvernatorë lokalë të vendosin gjendjen e emergjencës.

Guvernatori i Kaduna, Nasir Ahmad el-Rufai tha se dënimet drastike nevojiten për të shtuar mbrojtjen ndaj fëmijëve prej krimeve të rënda.

Grupet e grave kanë kërkuar veprim më të ashpër kundër përdhunuesve përfshi dhe dënimin me vdekje. Ligji shtetëror i Kaduna, provinca me popullsinë më të madhe në vend, është më i ashpri në Nigeri.

Vendi ka ndryshuar kodin e tij penal duke caktuar dënimin me 21 vjet burg për përdhunimin e një të rrituri dhe dënim të përjetshëm për përdhunimin e të miturve.

Ndërsa një grua që përdhunon një fëmijë nën moshën 14 vjeç dënohet me heqje kirurgjike të vezoreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco