Po ndiqej nga FBI, një burrë kërcënon të hidhet nga kati i 31-të i një godine në New York

Po ndiqej nga FBI, një burrë kërcënon të hidhet nga kati i 31-të i një godine në New York

18:50, 22/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje trilleri po shpaloset nga mëngjesi herët (me orën amerikane) në qendër të New York, ku një burrë i kërkuar nga FBI është mbyllur në një apartament në katin e 31-të të pallatit luksoz CitySpire dhe kërcënon të hidhet në zbrazëti.

I dyshuari, i cili nuk është identifikuar dhe nuk dihet pse po ndiqet nga FBI, ka arritur të hyjë në banesën e katit të 31-të të ndërtesës CitySpire në West 56th Street pranë Central Park dhe ka kërcënuar të zhytet për orë të tëra.

Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që kalimtarët e rastit po e shohin me frymëmarrje të frenuar ngjarjen, ku zjarrfikësit kanë ngritur një strukturë të madhe fryrëse për të ndaluar rënien e burrit, në rast se ai bën atë që thotë.

Sipas DailyMail, bëhet fjalë për një burrë me ngjyrë dhe në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, i duken këmbët të varura në ajër, pasi ai vetë është ulur në pragun e dritares, në një lartësi prej qindra metrash.

Gjithçka nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit të së mërkurës (Bregu Lindor me orën e SHBA-së, ora 15:00 me orën tonë) me FBI-në në ndjekje të burrit të paidentifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco