Ndjek hap pas hapi personin që pretendonte se kishte lidhje me gruan e tij, e qëllon me plumb në kokë

Ndjek hap pas hapi personin që pretendonte se kishte lidhje me gruan e tij, e qëllon me plumb në kokë

17:34, 22/03/2023
A+ Aa A-

Një krim i rëndë për xhelozi ka ndodhur në Stamboll, ku një person, pasi ka ndjekur për disa minuta një burrë, për të cilin dyshonte se kishte lidhje intime bashkëshortja e tij, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Esenyurt” në Stamboll, ndërsa pamjet e ngjarjes së rëndë janë pasqyruar nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilët kapën autorin, të pamaskuar, i cili nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje viktimën pa “iu dridhur qerpiku”.

Menjëherë pas ngjarjes, autori zuri një pozicion dhe u ul pranë disa shkallëve të një ndërtese në vendin ku kreu krimin dhe vetëm pak çaste më pas u arrestua nga policia dhe u dërgua në paraburgim, ndërsa ndaj tij nisën hetimet për “vrasje me dashje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco