1 i vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas sulmit në një ndërtesë bani në Zaporizhzhia

1 i vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas sulmit në një ndërtesë bani në Zaporizhzhia

14:43, 22/03/2023
A+ Aa A-

Një sulm me raketa në një ndërtesë banimi në Zaporizhzhia ka vrarë të paktën një person dhe 25 persona janë plagosur, tha Anatolii Kurtiev, ushtrues detyre i kryetarit të qytetit të Zaporizhzhia.

'Fatkeqësisht, një person i lënduar, i cili ishte plagosur rëndë, ka ndërruar jetë”, tha Kurtiev në Telegram .

 “Sipas informacioneve të përditësuara, aktualisht në spitale ndodhen 25 persona, 3 persona në gjendje të rëndë, 19 jashtë rrezikut për jetën.

Më herët, administrata ushtarake e rajonit tha se dy raketa ruse goditën një ndërtesë të lartë banimi në qytetin Zaporizhzhia. 

Pamjet e postuara në mediat sociale të mërkurën tregojnë dëme të mëdha dhe një zjarr në një bllok banimi në Zaporizhzhia, me sa duket nga një sulm raketor.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi në lidhje me sulmin në aplikacionin e mediave sociale Telegram, duke thënë se Rusia "po bombardonte qytetin me egërsi shtazore".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco