Shembet një ndërtesë në Doha, humb jetën një person, ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve

Shembet një ndërtesë në Doha, humb jetën një person, ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve

14:43, 22/03/2023
A+ Aa A-

Autoritetet e Katarit thonë se të paktën një person ka humbur jetën nga shembja e një ndërtese në Doha.

Ekipet e shpëtimit filluan menjëherë kërkimin nën rrënoja, për të kontrolluar për të mbijetuarit e mundshëm.

Ministria e Brendshme e Katarit konfirmoi se një ndërtesë katërkatëshe u shemb në lagjen Bin Durham të Doha.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur deri më tani shtatë të mbijetuar, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një shpjegim për shkakun e shembjes së ndërtesës.

Në rrjetet sociale janë publikuar video që tregojnë se si një pjesë e ndërtesës ka rënë mbi një godinë aty pranë gjatë shembjes, dhe në sfond dëgjohen alarmet që janë aktivizuar nëpër vetura.

Mbrojtja civile dhe policia kanë rrethuar vendin ku është shembur ndërtesa, ndërsa në vendngjarje kanë qenë disa autoambulanca dhe një ekskavator.

“Ka shumë familje pakistaneze, egjiptiane dhe filipinase në ndërtesë”, tha një zyrtar. Katari është një vend ku të huajt përbëjnë 90% të popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco