‘Prokurori i Sorosit’/ Senatori Paul: Abuzoi me postin, e ka vendin në burg!

‘Prokurori i Sorosit’/ Senatori Paul: Abuzoi me postin, e ka vendin në burg!

09:55, 22/03/2023
A+ Aa A-

Senatori Rand Paul u tregua i ashpër ndaj prokurorit amerikan, Alvin Bragg, që thuhet se mund të ngrejë padi ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Paul tha se ky prokuror duhet dërguar në burg.

“Një padi ndaj Trump do të ishte një abuzim i neveritshëm me pushtetin. Ky prokuror e ka vendin në burg,” tha ai.

Ai iu bashkua republikanëve të tjerë, që e akuzojnë Bragg se po drejton një hetim të motivuar politikisht ndaj ish-presidentit amerikan.

Bragg mund të padisë Trump me akuzën se ka paguar 130 mijë dollarë për pornostaren Stormy Daniels, që ajo të mos flasë për një aferë të dyshuar mes saj dhe Trump në vitin 2006.

Prokurori Bragg e ka rinxjerrë këtë çështje sërish në dritë, ndërkohë që ai akuzohet se po vepron për llogari të miliarderit majtist, George Soros.

Ky i fundit ka sponsorizuar familjarisht fushatën për zgjedhjen e prokurorit Bragg.

Ndërkohë, edhe kongresmenët Jim Jordan dhe James Comer kanë kërkuar nga prokurori Bragg të paraqitet në dëshmi përpara Kongresit dhe të dorëzojë çdo material që ka për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco