Holanda ua ndalon nëpunësve civilë përdorimin e TikTok-ut në telefonat e punës

Holanda ua ndalon nëpunësve civilë përdorimin e TikTok-ut në telefonat e punës

15:38, 21/03/2023
A+ Aa A-

Nëpunësve civilë holandezë nuk do t’ju lejohet së shpejti përdorimi i aplikacionit TikTok në telefonat e tyre të punës, tha të martën Ministria e Brendshme holandeze, pas vendimeve të ngjashme nga vendet e tjera evropiane.

Ministria holandeze tha se dekurajonte që në të telefonat e lëshuar nga qeveria të përdornin të gjitha aplikacionet nga “vendet me një program agresiv kibernetik që synon interesat e Holandës”.

Agjencia holandeze e inteligjencës AIVD, muajin e kaluar renditi Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut si vendet që kishin program të tillë sulmues kibernetik, që krijonte rrezikun e spiunazhit.

Belgjika këtë muaj gjithashtu mori vendimin për ta ndaluar TikTok-un, që është në pronësi të firmës kineze ByteDance, nga telefonat dhe kompjuterët e punonjësve të qeverisë federale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco