OKB: Mbi 8 mijë civilë janë vrarë nga lufta ruse në Ukrainë

OKB: Mbi 8 mijë civilë janë vrarë nga lufta ruse në Ukrainë

15:34, 21/03/2023
A+ Aa A-

Të paktën 8,317 civilë janë vrarë dhe 13,892 janë plagosur në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus të vendit.

Lajmi është bërë me dije nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Numri më i madh i viktimave civile u regjistrua në rajonet Donetsk dhe Luhansk, tregojnë të dhënat e OHCHR.  Shifrat bazohen në informacionin e mbledhur deri më 19 mars 2023, tha OHCHR, duke dhënë detajet e mëposhtme:

Në territorin e kontrolluar nga Ukraina: 6,446 të vrarë dhe 11,374 të plagosur

Në territoret e kontrolluara nga Rusia: 1,871 të vrarë dhe 2,518 të plagosur

Midis këtyre zonave janë qytetet Mariupol në rajonin e Donetskut, si dhe Lysychansk, Popasna dhe Severodonetsk në rajonin e Luhansk, “ku ka pretendime për viktima të shumta civile”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco