Rregullatori kinez akuzon manjatin e çipave për korrupsion

Rregullatori kinez akuzon manjatin e çipave për korrupsion

13:04, 21/03/2023
A+ Aa A-

Rregullatori kundër mashtrimit në Kinë ka akuzuar manjatin e çipave Zhao Weiguo për korrupsion, në paralajmërimet e fundit të telasheve me të cilat përballet industria e gjysmëpërçuesve të vendit.

Zhao është ish-kryetar i prodhuesit të çipave kompjuterikë Tsinghua Unigroup.

Lojtarët kryesorë në këtë sektor u hetuan për korrupsion vitin e kaluar pasi qeveria ndau miliarda dollarë në projekte të cilat ngecën ose dështuan.

Zhao dhe “Tsinghua Unigroup” nuk iu përgjigjën kërkesave të BBC për koment.

Në një deklaratë, Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës pretendon se  Zhao “e mori kompaninë shtetërore që ai menaxhonte si biznes të tij privat”.

Rregullatori thotë se ai iu dorëzoi biznese fitimprurëse të afërmve dhe miqve të tij dhe bleu mallra dhe shërbime nga kompanitë e menaxhuara nga bashkëpunëtorët e tij me “çmime dukshëm më të larta se tregu”.

Çështja e Zhao-s, iu është dorëzuar prokurorëve që do të ngrenë akuza kundër tij. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco